AKTUALE

Izet Mexhiti nga nesër fillon procedurën e themelimit të Lëvizjes së Re

Banner

Izet Mexhiti nga nesër (e hënë) fillon procedurën e themelimit te lëvizjes se re. TV21 mëson se qëllimi i Lëvizjes së udhëhequr nga Izet Mexhiti ka për qëllim bashkimin e frontit opozitar.

“O do të shkojmë në shtëpi o do të themelojmë lëvizjen e re politike” tha para disa ditëve Mexhiti duke duke treguar se e njëjta nuk do të jetë klasike, transmeton TV21.

I pyetur se a kanë një emër për partinë, Mexhiti tha se po mendojnë dhe se debati është hapur dhe priten iniciativa nga qytetarët. Mexhiti paralajmëroi se do të jetë një lëvizje demokratike, e cila do të artikulojë mendimin ndryshe. Ai shtoi se deri tani ka pasur një parti të fuqishme BDI dhe parti të vogla opozitare të cilat nuk e kanë luajtur rolin e opozitës.

Tani udhëheqësi i Grupit të Zjarrit mendon se do të ketë dy blloqe politike te shqiptarët – do të jetë një pozitë dhe një opozitë e fuqishme që detyrimisht do të prodhojë më shumë efekt për shqiptarët

Banner

Related posts

NJË QASJE E SHKURTËR NË OQEANIN E EKZEGJEZËS ISLAME

Gjyla Halili

Azgan Hakla: Jam besim plotë jo vetëm në energjitë, vullnetin tim por së pari në bashkimin tonë qëndrestar për një shpresë të re për Kombin Shqiptar.

Gjyla Halili

Arbër Ademi, përfaqësues i BDI-së në grupin punues për ndryshime kushtetuese

admin

Leave a Comment