KOSOVË

Sekuestrohet drogë me vlerë 10 mijë euro në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së shtunës ka realizuar një aksion në fshatin Bardhosh të Prishtinës, nga i cili ka arrestuar pesë persona dhe ka konfiskuar drogë me vlerë 10 mijë.

Dy nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa për tre të tjerët rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

– Tek i dyshuari me iniciale (A. P;1978) në gjep i janë gjet (9) qese me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 5 gr. dhe (770) Euro, kurse ne veturen e tij BMW X6, janë gjet (435) euro para të gatshme.

– Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një (1) paketim me 99.2 gr. substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe (7) fishek, në një dollap në banak janë gjet edhe 18 fishekë.

– Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga Garazhet është gjet: një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë (5) gr. dhe në një dollap është gjet edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.

– Ne veturën pasat pronë e të dyshuarit me iniciale (F.B.) janë gjet (5) qese me substancë narkotike të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 2.2 gr. dhe (4) qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 2.1 gr.

– Tek personi i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjet (3) qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gr.

– Tek i dyshuari me iniciale (A.P; 1986) jenë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe 4.1 gr.

– Tek i dyshuari me iniciale (L.K.) është gjet një qese me narkotikë e dyshuar e llojit KREK me peshë 0.5 gr.

– Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre (3) telefona celularë. Vlera e substancave narkotikeve të konfiskuar në shitje me pakicë arrin rreth dhjetë mijë Euro(10 000).

Related posts

Spajiç tha se nuk do të bëjë koalicion me URA, ja si i përgjigjet Dritan Abazoviq

admin

Vazhdojnë të jenë të bllokuara pikat kufitare Kosovë-Serbi

admin

93 trupa të KFOR-it u lënduan nga dhuna në veri të Kosovës, thotë Stoltenberg

admin

Leave a Comment