Infeksionet bakteriale janë shumë të zakonshme dhe të përhapura gjerësisht, kryesisht në stinën e verës duke qenë se trupi është më tepër i ekspozuar ndaj kushteve të natyrës.
Një problem mjaft i zakonshëm sot për gratë është bërë kruarja e gjoksit. Në shumicën e rasteve nuk është asgjë serioze, por nëse vazhdon me ditë të tëra pa asnjë përmirësim, padyshim duhet të këshilloheni me mjekun. Gjithsesi është normale të shqetësoheni, por jo të përbëni panik.
Kruarja e gjirit mund të ndodh në pjesën e poshtme të gjirit, pranë thithkave dhe sigurisht si në të majtin ashtu dhe në të djathtin, pasi janë zona shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve hormonale.
Këto janë 10 shkaqet më të shpeshta që shkaktojnë kruarje të gjirit.
1. Cikli menstrual
Gjatë periudhave të ndryshimeve hormonale, pra para ciklit menstrual, ndodh që gjoksi të kruhet, ajo vazhdon derisa largohet vetvetiu sapo vijnë menstruacionet dhe nivelet e hormoneve kthehen në normale.
2. Rroba me material sintetik
Një tjetër shkak janë veshjet sintetike. Ato shkaktojnë irritim të lëkurës dhe kruajtje. Në këtë rast këshillohet të vishen një palë reçipeta pambuku.
3. Kozmetika dhe sapunët
Skuqja, kruarjet dhe djegia mund të shkaktohen edhe nga kremrat kozmetike apo sapunët të cilët lëkura mundet të mos i pranojë. Në këtë rast thjesht ndryshoni produktet dhe përdorni diçka neutrale dhe hipoalergjike.
4. Djersitja
Djersa dhe dehidratimi gjithashtu mund të shkaktojnë kruajtje në gji dhe nën të. Në këto raste problemi është vetëm sipërfaqësor dhe me shumë mundësi zhduket brenda pak ditëve. Por nëse shihni se vazhdon gjatë mos e neglizhoni këshillimin me mjekun.
5. Patologjitë e lëkurës
Sëmundjet e lëkurës si psoriasis dhe dermatiti mund të shkaktojnë skuqje dhe kruajtje të gjirit. Në këto raste gjithmonë këshillohet konsulta me mjekun.
6. Tumore
Kruajtja e gjoksit mund të jetë gjithashtu një simptomë e kancerit, veçanërisht kancerit të gjirit. Është mjaft e rrallë që një tumor të shfaqet vetëm në këtë mënyrë, por kujdesi nuk është kurrë i tepërt, veçanërisht nëse kruarja shoqërohet me skuqje të gjerë.
7. Kanceri Paget
Një formë e kancerit që manifestohet si kruajtje e gjirit është sëmundja e Paget, një formë e rrallë e kancerit që gjendet vetëm në 5 % të të gjithë kancereve të gjirit. Ky tumor fillimisht shkakton kruajtje dhe më pas lezione, shumë të ngjashme me ekzemën, në thithka dhe në areolën e qumështit. Sëmundja e Paget e ka origjinën nga kanalet e gjëndrës së qumështit dhe tenton të përhapet në epidermën e sipërme. Në përgjithësi është i lokalizuar dhe për këtë arsye trajtohet lehtësisht, por me kusht që simptomat të mos nënvlerësohen, për të pasur një diagnozë të hershme.
8. Shtatzënia
Ndër shkaqet mjaft të zakonshme të kruajtjes së gjoksit është shtatzënia. Ndër simptomat e para janë pikërisht dhimbjet dhe kruajtjet e gjirit, të cilat shkaktohen nga ndërprerja hormonale që ndodh që në javët e para të shtatzënisë.
9. Ushqyerja me gji
Kruarja e gjinjve gjatë dhënies së gjirit është shumë e zakonshme dhe shfaqet kur foshnjës i mungon ushqimi dhe gjinjtë janë plot qumësht. Në këto raste ndihet pak siklet dhe ndjesi shpimi gjilpërash deri në dhimbje dhe kruajtje, simptoma që zhduken sapo gjoksi zbrazet. Në rast se vini re se ka gunga, nyje, deformime apo dhimbje në thithka është mirë të konsultoheni me mjekun për t’u siguruar që gjithçka është normale.
10. Mastiti
Kruajtja mund të shkaktohet edhe nga mastiti, një sëmundje inflamatore bakteriale që mund të shfaqet gjatë ushqyerjes me gji dhe të shkaktojë shumë dhimbje. Ndër shkaqet më të zakonshme të tij është staza e qumështit, pra grumbullimi i qumështit brenda gjirit. Por mastiti mund të ndodh edhe si pasojë e një dëmtimi të thithkës.
Si mund ta trajtoni? Nëse kruajtja e gjirit shkaktohet nga kushtet fizike, si perdorimi i kremrave jo të përshtatshëm, lloji i materialit që vishet etj, atëherë mund ti trajtoni me kompresa, krem hidratues, aloe vera, të vishni të brendshme prej pambuku dhe këto do të mjaftojnë për rikuperimin e problemit, në të kundërt duket të konsultoheni gjithmonë me mjekun tuaj.