SHQIPËRI

Del emri, kush është biznesmeni nga Shkupi që u vra në Greqi, para 3 muajsh i “eliminuan” shokun

Është identifikuar viktima e sulmit me armë në Greqi, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në një resort në Halkidiki.

Viktima është Orhan Bajrami, një biznesmen i njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut. 39-vjeçai ishte pronar kazinoje dhe tregtar i pijeve alkoolike.

Ai u vra pas një sulmi me armë nga persona të maskuar ndërsa ishte duke qëndruar në apartamentin e tij të marrë me qira në një resort, ku ndodhej me pushime me shokun e tij, një 45-vjeçar,  Sead Slezoviq, i cili nga sulmi mbeti i plagosur.

Orhan Bajrami, njihej me nofkën “OKI” dhe ka pasur disa precedentë të mëparshëm penalë.

Vetëm disa muaj më parë në qendër të Shkupit u vra Jeton Krivanjeva, një bashkëpunëtor i ngushtë i Orhan Bajrami.

Vrasja ka mbetur ende e pazbardhur dhe dyshohet të ketë lidhje me biznesin e lojërave të fatit./Albeu

Related posts

17 vite martesë dhe 4 fëmijë, shokon gruaja nga Shqipëria: Burri më tradhtoi me filipinasen

admin

Portali i fermerit, Rama: Informacion dhe lehtësim i procedurave të mbështetjes së fermerëve

admin

E pazakontë! Protestuesit tentojnë të fusin kalin me ‘balluke blu’ brenda Kuvendit

admin

Leave a Comment