BOTA

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia dënojnë lëshimin e raketës balistike nga Koreja Veriore

Hedhja e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) nga Koreja e Veriut të mërkurën shkel rezolutat e shumta të OKB-së dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon, thanë Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia në një deklaratë të përbashkët duke dënuar veprimin e Phenianit.

Raketa, e lëshuar nga brigjet lindore të Koresë së Veriut, fluturoi për 74 minuta në një lartësi prej 6,000 km dhe një rreze prej 1,000 km, sipas Japonisë. Kjo përbën kohën më të gjatë të fluturimit të një rakete të lëshuar ndonjëherë nga Koreja Veriore.

“Kjo përbën një shkelje të qartë, flagrante të rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përbën një kërcënim të madh për paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean dhe më gjerë”, thanë zyrtarët kryesor të politikës së jashtme të SHBA-së, Koresë së Veriut dhe Japonisë në deklaratën e përbashkët të lëshuar të premten.

Vendet i kërkuan Koresë së Veriut “të ndërpresë veprimet e saj të paligjshme dhe përshkallëzuese dhe të kthehet menjëherë në dialog”, thuhet në deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi dhe Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Park Jin u takuan ndërsa merrnin pjesë në Forumin Rajonal ASEAN në Xhakartë të Indonezisë të premten.

Zoti Blinken ripohoi “përkushtmin e vendosur” të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Japonisë dhe Koresë së Jugut në atë takim, sipas një deklarate të veçantë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

“Zhvillimi i vazhdueshëm i aftësive bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja e Veriut vetëm do të forcojë vendosmërinë e tre vendeve dhe komunitetit ndërkombëtar për të arritur denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar pas takimit./ VOA


Top Channel

Related posts

Foto/ Goditja e korrupsionit vazhdon, shërbimet e sigurisë arrestojnë persona të tjerë në Ukrainë

admin

Amerikanët të ndarë përgjatë vijave partiake për aktpaditë ndaj ish-presidentit Trump

admin

Ushtria kineze nis stërvitje rreth Tajvanit si paralajmërim i ashpër

admin

Leave a Comment