AKTUALE

LDK: Kosova duhet të kthehet në binarët e saj, prej ku pushteti populist e ka larguar

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se ka mbledhur kryesinë për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Në komunikatën që ka lëshuar për medie, LDK-ja ka dënuar edhe një herë pamjet e dhunës në Kuvendin e Kosovës një ditë më parë.

Kjo parti thotë se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri, teksa ka kërkuar përgjegjësi politike, mbi përgjimet që u publikuan për shefen grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“LDK vlerëson se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit”, thuhet në njoftim.

“LDK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion”.

“Nga të gjitha skandalet e partisë në pushtet qytetarët janë harruar, prandaj është jetike që vëmendja e institucioneve të Kosovës të kthehet tek sfidat e tyre të përditshme”.

“LDK do të vazhdojë konsultimet me grupe të ndryshme shoqërore në kuadër të nismës drejt rrugës së re; në ndërtimin e masës kritike për ruajtjen e demokracisë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik, si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Kosova duhet të kthehet në binarët e saj, prej ku pushteti populist e ka larguar duke e futur vendin në sanksione për tu zbrapsur pastaj në pikën që LDK ka insistuar në vazhdimësi”.

Banner

Related posts

Policia Financiare me kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit

Gjyla Halili

Mexhiti në Prishtinë: Jemi në takime intensive me Taravarin

Gjyla Halili

Delegacioni parazgjedhor i APKE-së: Periudha para zgjedhjeve stabile, pritet plotësim i standardeve demokratike

Gjyla Halili

Leave a Comment