BOTA

Pas rebelimit në Rusi, Wagner trajnon forcat bjelloruse

Minsku tha të premten se mercenarët e grupit rus, Wagner, po shërbejnë si instruktorë ushtarakë për forcat e mbrojtjes territoriale të Bjellorusisë.

Ky njoftim vjen tri javë pasi Wagner kreu një rebelim të shkurtër në Rusi, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Afër Asipoviçit, trupat e mbrojtjes territoriale janë duke u trajnuar”, tha Ministria bjelloruse e Mbrojtjes.

Ministria tha se forcat bjelloruse po mësojnë aftësi përfshirë të shtëna taktike, lëvizjet në fushëbetejë, inxhinieri dhe mjekësi taktike.

“Luftëtarët nga ushtria private e Wagner-it po shërbejnë si instruktorë për një sërë disiplinash ushtarake”, tha Ministria.

Wagner, që kishte luajtur rol kyç në luftën në Ukrainë, ka synuar që të rrëzojë udhëheqjen ushtarake ruse gjatë rebelimit jetëshkurtër, por më pas ata u tërhoqën.

Vendndodhja e kreut të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, pasi ai arriti një marrëveshje me Kremlinin – me ndërmjetësimin e Bjellorusisë – sipas së cilës, ai pritej të zhvendosej në Bjellorusinë fqinje.

Rrjeti hetues bjellorus, Hajun, ka thënë se Prigozhin mund të ketë qëndruar një natë gjatë kësaj jave afër Asipoviçit, ku po mbahen stërvitjet, pasi një fotografi e tij në një kamp u publikua.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë ka publikuar një video ku shfaqen luftëtarët e Wagner-it duke trajnuar trupat bjelloruse.

“Nuk ka dyshim që ata kanë përvojë nga e cila mund të përfitojë ushtria bjelloruse”, tha një ushtar bjellorus.

Sipas marrëveshjes, që i dha fund rebelimit në Rusi në fund të qershorit, luftëtarët e Wagner-it që nuk morën pjesë në kryengritje, mund t’i bashkohen ushtrisë së rregullt ruse ose të shkojnë në Bjellorusi.


Top Channel

Related posts

Dokumentari televiziv kinez tregon aftësitë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin

admin

Sulmi në Pakistan, shkon në 44 numri i viktimave

admin

Artizanët egjiptianë i kalojnë gjeneratave të reja traditën e ‘fryrjes së xhamit’ (fotot)

admin

Leave a Comment