AKTUALE

Mexhiti: Me formimin e partisë sonë do të kemi dy blloqe të barabarta shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut po përgatitet themelimi i një partie të re shqiptare, ndërsa pritet te konfirmohet përçarja e forcës më të madhe, Bashkimit Demokratik për Integrim.

Lajmin e ka konfirmuar në një intervistë për Vizion Plus, nënkryetari i kësaj force politike, Izet Mexhiti, i cili u shpreh se forca e drejtuar nga Ali Ahmeti e ka braktisur çështjen shqiptare.

Mexhiti tha se fajtor për këtë situatë është zv.kryeministri Artan Grubi, që sipas tij, ka kapur partinë dhe kryetarin Ali Ahmeti.

Kryesia e BDI, sipas Mexhitit, është hakmarrë ndaj mendimit ndryshe.

Për këtë arsye, ai e sheh themelimin e një partie të re si të vetmen rrugë përpara. Në mbyllje, Mexhiti u shpreh se projekti i tij do të jetë gati në zgjedhjet e ardhshme.

Mexhiti shprehet i bindur se me formimin e subjektit të ri politik do të krijohet baraspeshë në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku do të konkurojnë dy blloqe të barabarta mes veti.

Banner

Related posts

Ambasadorja e Greqisë në RMV e vizitoi Universitetin e Tetovës

Gjyla Halili

RMV, dy të tretat e qytetarëve nuk e kanë përdorur kurrë shërbimin online, gati 60 për qind preferojnë sportelet

admin

Moti sot në Kosovë

Gjyla Halili

Leave a Comment