AKTUALE

Ejup Alimi: T’i gjunjëzohesh padrejtësisë, është më keq se ta pësosh!

Banner

T’i gjunjëzohesh padrejtësisë, është më keq se ta pësosh!
(Publilius Syrus)

Të nderuar miq e dashamirë,

Sot, Gjykata Penale e Shkupit solli vendim arbitrar dhe të padrejtë kundër meje dhe mikut tim, Ismet Guri. Përveçse proces gjyqësor politik, vendimi i sotit dëshmon për shkelje flagrante, të rrezikshme dhe njëkohësisht të qëllimshme të ligjeve të shtetit dhe të të drejtave të njeriut.

  1. Nuk u morën parasysh vërejtjet e Gjykatës së Apelit se vendimi i parë (pa asnjë ndryshim u përsërit edhe sot) është kundërligjor dhe nuk janë respektuar dëshmitë e dëshmitarve të cilët vet prokuroria i ka paraqit
  2. Nuk u morën parasysh dëshmitë e rreth 40 dëshmitarëve të cilat vet prokuroria i ka paraqit që pohojnë të kundërtën e aktakuzës së Prokurorisë.
  3. Nuk u mor parasysh ekspertiza e ekspertit kriminalist ndërkombëtar që konstaton: “Shifrat në objektet e ekspertimit NUK JANË bër nga ne.
  4. Nuk u mor parasysh edhe Super ekspertiza e porositur nga gjykata e prokuroria e tre grafologëve (edhe pse dy prej tyre pa licencë valide) e cila nuk vërteton aktakuzën e Prokurorisë.
  5. U refuzua kërkesa për angazhimin e tre ekspertëve të pavarur e me licenc valide.Të cilit do vendë qofshin.
  6. Nuk u mor parasysh as dëshmia39 dëshmitarve dhe njërit nga dëshmitarët kryesor – Qani Toçi të cilet mohojn t’më kenë parë në objektin ku pretendon prokuroria.

Të nderuar,
Shumë shpejtë do të dorëzojmë sërish ANKESË në Gjykatën Apelit dhe, sikurse herën e parë, shpresoj dhe besoj se në këtë vend ka mbetur së paku shkronja D nga drejtësia.
Me respekt,
Ejup Alimi

Banner

Related posts

Vota është arma e vetme që kemi! 10 arsye pse duhet të votoni…

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Jam në kontakt të përditshëm me Zijadin Selën, nuk merrem me “legjenda”

Gjyla Halili

VATRA THEMELOI DEGËN NË LONG ISLAND DHE INAUGUROI SHKOLLËN SHQIPE “GJERGJ FISHTA” NË NEW YORK

Gjyla Halili

Leave a Comment