KOSOVË

Edhe BE ta ndjekë shembullin e ShBA-së për sanksionimin e Vulinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi sot që edhe Bashkimi Evropian të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin.

Kurti u shpreh se rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Sipas Kurtit, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndjekë vendimin e ShBA-së.

Ai bashkangjiti një thirrje të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian S&D, i cili ka shkruar se mbështet vendimin e ShBA-së për futjen e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin në listën e sanksioneve, si dhe i ka bërë thirrje BE-së që ta ndjekë shembullin e ShBA-së.

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin është futur të martën (11 korrik) në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./KP

Banner

Related posts

Abazoviq merr pjesë në hapjen e fabrikës ruse në Nikshiq

admin

Ju lutem mos udhëtoni nëpër Serbi

admin

Është gabim, nuk kemi interes ta shohim!

admin

Leave a Comment