BOTA

Biden: Nuk ka asnjë perspektivë reale që Rusia të përdorë armë bërthamore

Presidenti ukrainas Joe Biden ka thënë se nuk ka asnjë perspektivë reale që Vladimir Putin të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës apo Perëndimit.

“Jo vetëm Perëndimi, por Kina dhe pjesa tjetër e botës kanë thënë: mos shkoni atje”- tha Biden në një konferencë shtypi në Helsinki me presidentin finlandez, Sauli Niinisto.

Presidenti amerikan po komentonte mundësinë e një sulmi bërthamor në mes të paqëndrueshmërisë në rritje në Moskë. Ndërsa NATO rrit mbështetjen për Ukrainën, zyrtarët rusë po përgjigjen, me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov që tha se ofrimi i avionëve luftarakë F-16 do të trajtohet nga Kremlini si një “kërcënim bërthamor” pasi avioni është i aftë të mbajë koka bërthamore.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev kishte pohuar se rritja e mbështetjes së NATO-s për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.


Top Channel

Banner

Related posts

Pakistani paralajmëron talibanët afganë kundër strehimit të militantëve

admin

Gjykata në Florida e dënon ish-presidentin Trump me 937 mijë dollarë

admin

Shembet ura në Indi, ndërrojnë 22 punonjës

admin

Leave a Comment