SPORT

Vllaznia në prag të ëndrrës Europiane, kuqeblutë për një mbrëmje të madhe në Belfast

Shkodra e tërë dhe jo vetëm, këtë të enjte do të jetë me sytë aty për të parë premierën europiane të Vllaznisë, një biletë në radhën e parë të stadiumit në Irlandën e Veriut, ua garanton në shtëpinë tuaj SuperSport që do të transmetojë drejtëpërdrejtë aventurën e kuqebluve në Conference League.

Skuadra e Migen Memellit luan në transfertë përballë Linfield dhe kurioziteti për të parë këtë Vllazni është i jashtëzakonshëm, jo vetëm mes tifozerisë kuqeblu për vetë faktin se skuadra shkodrane i është nënshtruar një rindërtimi masiv këtë verë, me shumë largime dhe afrime.

Migen Memelli arkitekti i Vllaznisë së re në pjesën më të madhe të saj, punon prej ditësh për të ndërtuar një skuadër që të përfaqësojë fytyrën e tij, ku natyrisht spikat grinta dhe dëshira për të luftuar.

Pavarëisht largimeve të emrave me peshë, si Gurishta, Latifi, Jonuzi e të tjerë, në skuadër nuk mungojnë senatorët me aftësi teknike, këmbë të mira dhe eksperiencën për të nxjerrë si duhet një ndeshje europiane, duke nisur nga Bekim Balaj, Esat Mala, Esin Hakaj, apo dhe të rinj si Çoba, që ndërthurur me afrimet e kësaj verë, mbajnë përsipër shpresat e një qyteti të tërë që jeton me futbollin për të përjetuar një verë sa më të gjatë europiane.

Related posts

Projektimi/ Ja rivalët që mund të ndeshet Shqipëria nëse shkon në grupet e Europianit, kalimi më tej dhe vendi i 2 nuk është mision i pamundur

admin

Zyrtare: Klubi kosovar dhe trajner i ndajnë rrugët pas humbjes së sotme

admin

Jo vetëm në Spanjë, Ferland Mendy nuk preferohet as nga klubet arabe

admin

Leave a Comment