KOSOVË

“E turpshme si kapen për fyti shqiptarët”, Edi Rama reagon pas rrahjeve në Kuvendin e Kosovës

Banner

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës duke e quajtur turp.

Në një postim në Facebook Rama ka shkruar se opozita duhet të distancohet nga kjo që ka ndodhur, duke shtuar se është demokratike të mos jesh dakord me kryeministrin por jo të shkohet në përleshje.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!” ka shkruar Rama në Facebook./21Media

Banner

Related posts

Rodosi, “Ferri” në Greqi

admin

“Kurti bëri gabime”, Joseph: SHBA është një mik i fortë dhe më i mirë i Kosovës

Gjyla Halili

Ja kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

admin

Leave a Comment