KOSOVË

Me urdhër të SPAK-ut arrestohet një tjetër ish-kryetar bashkie në Shqipëri

Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit në Shqipëri, Fran Tuci dhe administratori i njësisë Iballë janë arrestuar me urdhër të SPAK, pasi akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkatërrim prone”. Bëhet fjalë për hapjen e një rrugë duke shkaktuar dëm 234 mln lekë fondit pyjor.

Sipas SPAK, pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

Ndërkohë vijon procedura e ekzekutimit të masës së sigurimit të caktuar ndaj shtetasit tjetër në hetim D. M., i cili ka qenë fadromisti. Në kohën kur ishte kryebashkiak, Fran Tucit i ishte arrestuar vëllai Albert Tuci në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”.

Related posts

Gjatë fundjavës, 60 mijë pushues nga Kosova hynë në Shqipëri, por kthimi është “makth”

admin

Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore

admin

Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare të luftës, Serbia po zhvillon stërvitje në Batajnicë

admin

Leave a Comment