KOSOVË

Rrahje në Kuvendin e Kosovës, sulmohet edhe Albin Kurti (VIDEO)

Një rrahje e madhe ka ndodhur paraditen e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku gjatë fjalimit të kryeministrit Kurti, deputetët e opozitës e kanë sulmuar me ujë kryeministrin Albin Kurti e më pas ministrat janë përfshirë në dhunë me deputetët e PDK-së.

Rrahja ndodhi përderisa Kurti po thoshte se fletëarresti për Milan Radojçiqin është tërhequr më 19 shkurt të vitit 2021, pesë ditë pas zgjedhjeve, nga Qeveria Hoti.

Kurti më pas u sulmua me ujë nga deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ndërkohë që zëvendës kryeministri Besnik Bislimi e gjuajti më pas Lushtakun me një shishe. Pas kësaj deputetët e PDK-së dhe minsitrat u përfshinë në rrahje masive. /21Media



Banner

Related posts

Ambasada e ShBA-së reagon për sulmin ndaj Valon Sylës

admin

Begaj dënon sulmin me armë ndaj gazetarëve të “Fiks Fare”

admin

Dorëhiqen 40 zyrtarë policorë në Kosovë për shkak të pagave të ulëta

admin

Leave a Comment