BOTA

Aktivistit kundër luftës në Ukrainë i ndalohet hyrja në Serbi

Aktivistit kundër luftës dhe themeluesit të Shoqërisë Demokratike Ruse në Serbi, Peter Nikitin, iu ndalua hyrja në Serbi më 13 korrik.

Siç tha Nikitin për Radion Evropa e Lirë, vendimi se atij i është refuzuar hyrja në Serbi i është dorëzuar në aeroportin e Beogradit, ku edhe ndodhet tani. Shoqëria Demokratike Ruse, një nga themeluesit e së cilës është Nikitin, është një shoqatë e diasporës ruse në Serbi, e cila pas pushtimit rus të Ukrainës ka anëtarësuar dhjetëra mijëra rusë.

Anëtarët e saj kundërshtojnë pushtimin dhe kanë organizuar gjithashtu tubime ku kanë bërë thirrje për paqe në Ukrainë, nga Serbia. Sipas Nikitin, në dokumentin, me të cilin i ndalohet hyrja, shkruhet se ndaj tij është në fuqi “masa mbrojtëse e largimit, masa e sigurisë e dëbimit të të huajit, gjegjësisht ndalimi i hyrjes në Serbi”.

“Nuk ka asnjë shpjegim tjetër dhe policia nuk më jep asnjë shpjegim tjetër. Unë do të bëj denoncim kundër kësaj, nuk do të lëviz nga aeroporti derisa të më lënë në vend ose të më deportojnë me forcë”, tha ai.

Ai tha se u ndalua në aeroport pas kthimit nga pushimet vjetore, në orët e para të mëngjesit të 13 korrikut.

“Rreth një e gjysmë pas mesnate më kanë konfiskuar pasaportën në kontrollin e pasaportave dhe më kanë thënë të pres, disa herë kam pyetur se çfarë po ndodh. Katër orë më vonë më kanë thënë se kanë marrë urdhër nga Agjencia e Sigurimit dhe Informacioni (BIA) që nuk duhet të hyj në vend”, shtoi ai.

Nikitin është shtetas i Holandës, por prej vitit 2016 jeton në Serbi.

“Unë kam edhe dy fëmijë të cilët janë shtetas të Serbisë. Nuk kam ku të shkoj, shtëpia ime është këtu, në Serbi”, theksoi ai. Atij i është dhënë lejeqëndrim i përhershëm në Serbi./REL


Top Channel

Related posts

Lindi me prerje cezariane, gruas i lënë brenda në bark një pajisje kirurgjikale për 18 muaj

admin

Punëtori i dyqanit i foli fëmijës me duar poshtë pantallonave, pronari e rreh për vdekje

admin

39 vjeçarja rrëshket drejt vdekjes teksa festonte fejesën në shkëmbin panoramik në Turqi (fotot)

admin

Leave a Comment