AKTUALE

REISUL ULEMASË MORI PJESË NË PËRCJELLJJEN PËR NË BOTËN TJETÊR TË MERHUMIT HAFIZ EMIN EF. HASANI NGA NEGOTINA

Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në varrimin e merhumit Hafiz Emin Hasan Hasani, një nëpunës i palodhshëm i Muftinisë dë Gostivarit i cili tërë jetën ia kushtoi Islamit dhe jetës fetare islame. Misionin e vet e filloi në moshën 16 vjeçare u punësua në detyrën e imamit në fshatin e lindjes Gjurgjevisht, e në ndërkohë merrte mësime të mëtutjeshme në Negotinë si dhe në Gostivar nga hoxhallarë eminent si Qemal Efendiu i Çegranit, hafiz Zylbehari i Banjicës si dhe nga hoxhallarë të tjerë. Si imam në vendlindje shërbeu dhjetë vjet e pastaj punoi si imam në fshatin Kalisht rreth dymbëdhjetë vjet, pastaj tre vjet në fshatin Jabollçisht të Velesit, tre në fshatin Skudrinë dhe më në fund u punësua si imam në fshatin Sanakos, ku shërbeu njëzet e gjashtë vite me radhë.
Hafiz Emini njihet si hafiz i talentuar dhe shumë i përpiktë në detyrën e tij si imam ku do që ishte. Po ashtu ai kontribuoi edhe për çështjen kombëtare si shumë hafizë të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe ai ua mësoi Kuranin përmendësh katër hafizëve si dhe njëmbëdhjetë të tjerë e mësuan Kuranin pjesërisht.
Allahu i Madhrishëm merhumit t’i falë xhennetin, ndërsa familjes durim të pashoq.
Allahu e mëshiroftë.

Related posts

Mbi 24 mijë fletë votimi të pavlefshme në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Gjyla Halili

Visar Ganiu:Nxënësit dhe shkollat e Çairit edhe njëherë na bënë krenarë

admin

Grubi në Debat Plus në Klan M: Në këtë qeversje me VMRO-në partitë shqiptare do të jenë portierë, për ta mbrojtur portën nga ndonjë top me padrejtësi etnike!

Gjyla Halili

Leave a Comment