AKTUALE

Vendet baltike akses të pakufizuar në hapësirën e tyre ajrore për aleatët e NATO-s

Anëtarët e NATO-s, Estonia, Letonia dhe Lituania po u japin aleatëve të tyre ushtarak akses të pakufizuar në hapësirën e tyre ajrore të përbashkët, për të mbrojtur qiejt mbi shtetet baltike.

Ministrat e Mbrojtjes të tri vendeve baltike në kufi me Rusinë, miratuan dje në mbrëmje një deklaratë të përbashkët në samitin e NATO-s, në Vilnius.

Kjo do të thotë se të gjithë aleatët e NATO-s mund të përdorin hapësirën ajrore pa një njoftim paraprak.

Estonia, Letonia dhe Lituania nuk kanë avionët e tyre luftarakë.

NATO ka siguruar hapësirën ajrore të Balltikut që nga viti 2004.

Samiti dyditor i NATO-s i zhvilluar në kryeqytetin lituanez, rreth 35 kilometra larg kufirit të aleatit kryesor të Rusisë, Bjellorusisë, ka për qëllim t’i dërgojë një mesazh të fortë Moskës dhe të demonstrojë solidaritet me Ukrainën.

Banner

Related posts

Lloga ankohet te ndërkombëtarët për idenë e qeverisë në ardhje për “shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve”

Gjyla Halili

VLEN emëron pesë profesorë universitarë për zv/ministra

Gjyla Halili

Tromp për padrejtësitë e Gjykatës Speciale: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Gjyla Halili

Leave a Comment