AKTUALE

HAXHXHI  DHE HAXHILERËT NJË MESAZH BOTËS NË RUAJTJEN E PAQES

Nga: Taxhudin Hamidi-Tetovë

Ende  pa mos u harxhua dhe pa mos u shlyer nga kujtesa aroma dhe ngjyrat e muajit të bekuar të Ramazan, tek bota muslimane po ringjallet një bukuri e përjetshme e qenjës njerzore.

Bukuria e të menduarit ontologjik,filozofik, mistik,religjioz  drejtë rrugëtimit dhe udhëtimit për në vendet e shenjta .

Këtë kënaqësi shpirtërore të vendosur jo aq shumë në identitetin e besimatrit islam të nënqiellit tonë sa që në vetperceptimin dhe vetndërgjegjësimin e ithtarit musliman të këtyre trojeve ballkanike e bën të qenurit ekzistues, kushti i pestë i dispozitave fetare islame të shoqërisë muslimane.

Bota sotë nuk është në gjendje të zbuloj ambient më të dashur dhe më adekuat dhe më frekfentues për qenjën njerzore se vetë destinacioni  i okazionit të haxhit.

Ambienti i haxhit gjatë githë historikut të saj është përpjekur të ruaj konstelacionin në bazë të dinamikës sociale e cial siguron një alternativë gjallrimi të civilizimit islam.

Karakteri i kushtit të pestë të fesë islame buron nga koncepti Kuranorë dhe influenca e drejpërdrejtë të vetpëceptimit individual përmes të cilit dëshmohet identifikimi i akribisë,asiologjisë dhe kozmologjisë sociale dhe njëherit qartëson pozicionin e qendrueshëm të mësimeve mbrenda konceptit Kur’anorë.

Okazioni i haxhit fuqishëm demonstron pozicionin qendrorë   të njeriut në kuadrin kur’anorë ku lehtë kuptohet përmes teknikave të haxhit ; se mësimet kur’anore janë tërëisht të orientuara drejtë praktikës, ato sjellin udhëzim për njeriun, ndërsa  interesi i  Kur’anit në teologjinë e pastër spekulatve është negativ.

Rrugëtimi i lodhëshëm për në vendet shenjta  është një udhëtim tepër i gjatë në kujtesën e vetë besimtarit islam.

Besimtari islam gjatë jetës së tijë është përpjekur të ngritet deri në shtresat dhe piedestalin e lartë të moralit, etikës dhe të parktikës islame për të realizuar një udhëtim të lodhshëm një rrugëtim që ai vetë e zgjodhi në kërkim të vetvetes afër ndodhive të ekzegjezës islame  dhe të forcës shpirtrore e cila do të bmetet evidente me gjurmët e Muhamedit s.a.v.s. .

 E vetmja mundësi për t’i vërejtur gjërat positive për së afërmi dhe për t’i ndihmuar kujtesës që t’i ruaj në përditësinë ku të filloj çdo gjë nga fillimi, për të vërtetuar a jemi në të vërtetë ata që duam të jemi.

A bëjmë në të vërtetë atë që duam të bëjmë.

Aktori i realizimit të haxhit u nis për në vendet e shenjta jo pse ishte në krizë besimi dhe shpresën për shlyerjen e mëkateve  , por u nis sepse ishte i pa kanaqur nga rekomandimet e besimit të tij që nuk mundeshin të gjenin statusin në praktikën shoqërore,  ku ai jeton dhe vepron.                  

Këta pyetje dhe shumë të tjera e bënin besimtarin islam të jetojë me udhtimin mistik përderisa erdhi koha që ky udhëtim të realizohet praktikisht për në vendet e shenjta në Meke dhe Medine .

Udhëtimi për në vendet e shenjta konkretisht në Meke dhe Medine qëllimisht përbën idenë në të shkuarën, të tashmen dhe të   ardhmen.

Protagonist i kreativitetit në këtë udhëtim gravitonë drejtë evitimit të shumë dyshimeve , gabimeve ,shëmtimeve  dhe shumë deformimeve të jetës shoqërore.

Nuk është thënë kot se maksima lailahe il-lallah është fundamenti i besimit ndërsa çatia e saj është  haxhi.

Me kryerjen e haxhit besimtari islam përmbledh të gjitha të mirat para vetes dhe betohet se me të njëjtat do të veproj deri në mbarim të jetës së tij.

Kushti i pestë i haxhit mundëson që në vendet e shenjta besimtari  betohet se d’të sakrifikojë çdo pjesë të jetës në zbatimin e konceptit kur’anorë në vendlindje.

Duke i kaluar të gjitha vendet përkujtimore në pikat e shenjta të Arabisë Saudite, këta vende përkujtimore risin  angazhimin e muslimanëve të hapron drejt forcimit në vetëpërceptimin e individit të besimtarit islam.

Sepse besimtari islam shqiptarë në këta vende çdoherë ka jetuar me besimin në një Zot  e jo me  identitetin dhe institucionet shtetrore, por thjesht me vetëperceptimin dhe ndërgjegjjen individuale, ndërkoh që vetëperceptimi është qartë një ndërgjegjësim i individualitetit.

Një identitet mund të jepet ose të imponohet nga disa autoritete dhe për rrjedhojë mund të varet në mënyrë arbitrare dhe artificiale nga faktorë të tjerë socialë dhe politik.

Të përkujtojmë shtetin jugosllav i cili u dha një identitet qytetarve të tij, të cilat qenë të varuru nga struktura ekzistuese politike , por kur kjo strukture u shkri , identitet e tyre si një reflektim i vetë perceptimeve u rikthien në origjinën e saj edhe më të fuqishëm dhe më të organizuar.

Kështu një vetëperceptim kërkon një identitet, ndërkoh që e kundërta nuk është gjithmonë e vëretë.

Një identitet mund të transferohet në vetëperceptim vetëm nëse përshtatet me elementët e brendshme të personalitetit.

Andaj thellë mendojmë se prekja  për së afërmi të vendeve të shenjta në Meke dhe Medine sigurisht do të na rinovoj një pamje të re të identitetit tonë i cili përftohet nga vetpërceptimi i individit musliman.

 Kështu që kriza e vetëperceptimit të muslimanit nuk u bë kurrë një fenomen i vazhdueshëm . Dështimi institucional ose politik i një shteti mund të krijojë një papajtueshmëri , por nuk mund të prodhojë  një vetëperceptim të një kompleksi të përhershëm inferioriteti apo një status ditësor të njeriut.

 Andaj strukturat politike që gravitojnë në pjesën e qeverisjes shqiptare në R.M. duhet vërë në pah intersimin  ndaj udhëtimit të besimtarve islam shqiptarë, që të lehtësojnë dhe njëkohësisht të admirojnë nijetin , qëllimin e tyre drejtë destinacionit në kryerje të kushtit të pesë të fesë islame.

Për çdo vit falë  BFI në gadishullin ballkanik është otganizuar kryerja e kushtit të pesë të fesë islame – haxhit , me një organizim të mrekullueshëm nga ana BFI të cilat në asnjë moment nuk lejuan që besimtarët  të mbesin jashta ndodhive kruciale ,madhështore të vendeve të shenjta  të proveniences muslimane .

BFI  në RM pas pavrsimit të RM  për çdo vit organizoi kryerjen e obligimit të haxhit , ku me të gjitha aktivitetet për plotësimin e proçedurave ia dilte që haxhi për çdo vit të kryhet suksesshëm , falë dhe duke falenderuar Ministrinë e Haxhit në Arabinë Saudite. 

Është për t’u përshëndetur fakti se organizimi i haxhit nga ana BFI –Shkup, RM , dhe BF në shtetet si Shqipëria,  Kosova, Bosnja , Turqia   gjithashtu ruajti simpatinë e flaktë tek besimtarët islam dhe sigurisht përmes kryerjes së haxhit synonin një të ardhme fantastike dhe të shëndoshë të ambijentit fetarë në vendet me strukturë multietnike dhe multikonfesionale.

Ky fakt ka ndihmuar që edhe vendi të ris kalkulimet e saja në trndet ndërkombëtare dhe të zbus averzionet dhe të shëndrohet në detant politikën e shteteve dhe diplomacisë  .

 Edhe shteti i Maqedonisë mer pjesë në organizimin e haxhxhit ku marin pjesë të gjitha shtetet e të gjitha kontinenteve , këtë e arinë shteti i Maqedonisë falë përpjekjeve kostruktivitetit  dhe angazhimit politik të BFI në RM, pra të muslimanëve shqipëtarë në këtë vend.

Andaj sezoni i haxhxhit na përkujton që të konkludojmë se  zgjerimi dhe themelimi i vakëfit është nevojë dhe realitet i popullit në vend e jo një reflektim hedonist qesharak  i një konfrontimi historik, apo thjeshtë një pasojë e një mënyre konservative sjelljeje , apo thjesht një rishpallje nostallgjike e një grupi vlerash të vjetra . 

          Sidomos se prezenca e fesë islame në këta vende e cila udhëhiqet nga BFI në RM ka për synim paqën zhvillimin dhe sigurinë e vendit ku jetojnë të gjitha krijesat e Zotit.

Sepse Haxhxhi ose përmes Haxhxhit besimtarët islam – haxhilerët  përcjellin porosinë e kushtit të pesë së fesë islame , mesazh i cili për të mire të shmangijes së katastrofave ekologjike përcjellë këtë porosi :  i gjith universi është një dhuratë e Zotit qenies njerzore për mbijetesën ontologjike, poashtu edhe një manifestim i  qartë si shenjë e Krijuesit.

Psikologjia e pronësisë e udhëhequr nga dora e njeriut e bëri të imagjinoj , që natyra është thjeshtë një faktorë prodhimi dhe një pronë materiale me një vlerë specifike tregu .

Që për fat të keq strukturat birokratike dhe totalitare nuk e kuptojnë universin si dhuratë e Zotit njerzimit por thjeshtë si një prone privatre të tyre që kur të dëshirojnë të pengojnë lirinë dhe lëvizjen në këtë uinivers.

Haxhxhi me udhëtimin e tijë dëshiron të shemb ë të gjitha këta skrite, post bloqe dhe pengesa politike , luftarake,raciste , nacionaliste  që sot ballafaqohet lidhja e pandashme në mes njeriut dhe natyrës dhe poashtu në mes shkencës ,natyrës dhe religjionit.

Harmonia dhe ekuilibri aktual në univers siç është vendosur nga Zoti për qenien njerzore , duhet të mbahet në atë formë si karakteristika thelbësore e krijimit.

Personat që kryejnë haxhin ata gjithnjë me vetëperceptimin e tyre janë munduar të kultivojnë të mirat dhe vlerat teologjike që mbështet dhe përkrah feja islame me vendet e shenjta .         

Haxhi në mbrendin e të kuptuarit të tij i referonë mbarë organizatat ndërkombëtare për një siguri dhe stabilitet gjthpërfshirës në ruzullin tokësorë.

Sepse institucioni i haxhit për t’u realizuar në tërsi ai kërkon largimin e blloqeve militare ,kërkon evitimin e situatave konfliktuoze , ringjalljen dhe rehabilitimin në segmentet ekonomike dhe lehtësimi veprimeve bujqësore për t’u siguruar ushqimi i nevojshëm për udhtarët në vendeve të shenjta dhe ata që mbesin duke i pritur të afërmit  nga Meka dhe Medina .

Institucioni i haxhit për çdo vit apelon tek të gjitha organizatat ndërkombëtare për një shtëpi të përbashkët botrore , për shtete ligjore , shtete të cialt do të harmonizojnë jetën politike të çdo njeriu në ruzullin tokësorë dhe kështu dashamirve të haxhit t’u minimizohen mbrengat dhe mundimet gjatë kryerjes së haxhit në atë pjesës të udhëtimit deri në Meke dhe Medine dhe kthyerje prapa .

Gjendja kaotike , konfliktuoze në disa vende ka vështirësuar organizimin e haxhit.

Mbesim me shpresë se oreksi autokracisë dhe birokracisë autoritative  totalitare do të përfundojë nga ndikimet positive të përmbajtjes  dhe programit të haxhit dhe rruga e haxhit të sigurohet për hirë të të mirave q’i predikon feja islame, e cila përmes kushteve islame detyronë që bota konfliktuoze të marrë epilogun dhe qenia njerzore të jetojë në paqë,liri dhe sigur !

Paqja dhe liria e komunikimit dhe transportit është edhe porosia e Haxhit për çdo vit

Related posts

Kallëzim penal për ish-drejtorin e Fondit Pensional, Dritan Bexheti

Gjyla Halili

Bekim Murati: Kompanitë të aplikojnë për subvencionimin e rrogave

admin

Siljanovska flet për reagimet e palës greke pas përdorimit të emrit të vjetër të shtetit

Gjyla Halili

Leave a Comment