BOTA

Temperaturat do arrijnë mbi 40°C! Anticikloni afrikan pushton Mesdheun Perëndimor

Anticikloni afrikan është në fuqinë e tij maksimale, aktualisht fluksi më intensiv i ajrit të nxehtë drejtohet drejt Sardenjës dhe Mesdheut Perëndimor, por në ditët në vijim i nxehti afrikan do të shtrihet drejt lindjes duke prekur më drejtpërdrejt Italinë Jugore.

Pikërisht në rajonet jugore, vapa do të rritet ndjeshëm me temperatura maksimale të cilat nga e enjtja e në vazhdim do të kapin vlerën 40°C, ndërsa disa zona veriore dhe një pjesë e zonës qendrore të Italisë, do të lehtësohen nga vapa ekstreme, sipas Rai Meteo.

Kjo foto tregon me ngjyra që variojnë nga e verdha në portokalli, në të kuqe, në kafe dhe në fund në rozë, zonat ku gradualisht do të bëhet më e nxehtë se vlerat normale të kësaj periudhe: siç mund ta shihni, të enjten i nxehti do të kthehet drejt rajoneve jugore, ku temperaturat do të jenë edhe 8°C më të larta se mesatarja në lartësinë rreth 1500 m.

Nga e enjtja 13 korrik, në jug të Italisë priten temperatura maksimale shumë të larta të tokës, siç tregohet në figurën 2, ku ngjyrat e bardha dhe gri tregojnë zonat ku temperaturat do jenë më të larta se 40°C.

Temperaturat më të larta do të prekin Sardenja, Pulia dhe rajonet e tjera jugore. Ajo që duhet theksuar është se kjo valë e re e të nxehtit në Jug dhe Sardenjë është e destinuar me siguri të zgjasë disa ditë.


Top Channel

Banner

Related posts

Agjencia franceze anti-korrupsion thotë se ‘sistemi i drejtësisë në vend ka kapitulluar ndaj korrupsionit’

admin

Fermerët ukrainas dhe polakë kërkojnë zgjidhje mes rrezikut ndaj sigurisë ushqimore

admin

BE shënjestrën gjigantët online! Rregulla të reja për Facebook, Tiktok, Apple dhe Amazon

admin

Leave a Comment