KOSOVË

Hapi i parë për zgjedhjet në veri largimi i njerëzve nga rruga

Banner

Emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar në një intervistë për Televizionin e Kroacisë (HRT) ka thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa të thjeshtë për deeskalimin në veri.

“Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetari i mbetur i komunës nuk duhet të dalë në zyrë për të krijuar shpërqendrim. Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët. Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE’së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe” ka thënë Escobar.

“Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi asaj”, ka shtuar Escobar.

Tutje, diplomati amerikan ka theksuar se marrëveshja krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit evropian.

Banner

Related posts

Dy persona të vdekur në Kroaci dhe një në Slloveni si pasojë e stuhive

admin

Kurti flet për zgjedhjet në veri, tregon hapin e parë që duhet ndërmarrë

admin

Lajçak njofton për bisedime në SHBA lidhur me situatën në Kosovë

admin

Leave a Comment