BOTA

Mirziyoyev fiton lehtësisht mandatin e tretë si president i Uzbekistanit

Shavkat Mirziyoev u rizgjodh lehtësisht për një mandat të tretë si president i Uzbekistanit më 9 korrik, në një rezultat të pritshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi më 10 korrik se Mirziyoyev fitoi 87.1 për qind të votave, bazuar në rezultatet paraprake.

Komisioni raportoi më 9 korrik se deri në orët e vona të pasdites, rreth 70 për qind e votuesve të regjistruar (rreth 13.46 milionë njerëz) kishin hedhur votën e tyre, duke tejkaluar 33 përqindëshin e nevojshëm që zgjedhjet të jenë të vlefshme.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së do të mbajnë një konferencë për shtyp më 10 korrik për të prezantuar raportin e tyre mbi procesin zgjedhor.

Gjatë fushatës, tre kandidatët kundërshtarë që konkurronin kundër Mirziyoev kishin pak prani apo aktivitet.

Në fillim të këtij viti, Mirziyoev mbikëqyri një referendum kushtetues që zgjati mandatin presidencial nga pesë, në shtatë vjet, një ligj që e lejon atë shërbejë edhe dy mandate të tjera dhe të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2037.

Eksperti politik uzbek Farkhod Talipov deklaroi përpara zgjedhjeve se “fitorja e presidentit aktual është e dukshme” dhe theksoi mungesën e popullaritetit dhe njohjes së kandidatëve të tjerë.

Mirziyoev, 65-vjeçar, mori presidencën në vitin 2016 pas vdekjes së liderit autokratik, Islam Karimov. Ai ka shërbyer më parë si kryeministër për 13 vjet.

Fillimisht, Mirziyoev mori vlerësime për zbatimin e disa reformave dhe nxitjen e shpresës për ndryshim. Megjithatë, shumë analistë tani argumentojnë se administrata e tij është kthyer në një stil represiv që të kujton regjimin e Karimovit.

Mirziyoev njihet për largimin e punësmit me detyrim në fushat e pambukut, promovimin e turizmit dhe investimeve dhe lejimin e lirive të kufizuara të medias.

Vendi, me një popullsi prej 35 milionë banorësh dhe i pasur me gaz natyror, ndodhet strategjikisht në mes të Afganistanit, Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit dhe Turkmenistanit. Rreth 20 milionë njerëz kishin të drejtë vote./ REL


Top Channel

Related posts

SHBA vendos sanksione për deportimin e detyruar të fëmijëve ukrainas

admin

Turqi: Ndërtesat e shkatërruara do të hetohen

admin

Ukraina bën thirrje që trashëgimia e mbrojtur nga UNESCO të ruhet

admin

Leave a Comment