KOSOVË

Takohen Vuçiq-Lajçak, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti Aleksandar Vuçiq u takua në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

“Dhe në këtë vend të rëndësishëm vazhdoj diskutimet me Miroslav Lajçakun për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq.

Theksojmë se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, pritet që më 20 janar të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.

I dërguari i Bashkimit Evropian do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy të dërguarit kohëve të fundit kanë vepruar bashkërisht me qëllim që të rrisin gjasat për sukses në dialog. Në Bruksel, disa herë kanë thënë se angazhimi i përbashkët BE-SHBA është treguar i dobishëm për të bindur palët që të ulin tensionet.

Herën e fundit që Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar rund bisedimesh ishte më 21 nëntor të vitit 2022.

Banner

Related posts

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për Kosovën

admin

“Janë fillimi i ortekut të UÇK-së”, Ali Ahmeti në Kosovë, kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

admin

Zgjedhje të lira me forca të armatosura

admin

Leave a Comment