AKTUALE

Si të kuptosh nëse do të të vrasin këpucët

Femrat, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje me takat. I dashurojnë sepse janë tepër seksi e ndoshta fitojnë ato centimetrat që u mungojnë dhe i urrejnë, sepse ndonjëherë janë thjesht një ferr për këmbët e tyre. Sa herë jeni penduar sepse keni blerë një palë këpucë të bukura që jua kanë lënë këmbët me flluska? Por s’ka pse të jetë gjithnjë kështu.

Ja disa këshilla se si mund të kuptoni nëse një palë këpucë do t’ju vrasin, pa u larguar nga ende nga dyqani.

Ecni nëpër dyqan

Kur i provoni këpucët për herë të parë. Nuk mjafton thjesht të rrini mbi to dhe të bëni dy hapa. Bëni një shëtitje të vërtetë, dhe rritni perceptimin e ndjesisë në këmbë.

Nëse ndjeni presion në disa pika, aty ka probabilitet të zhvillohen flluska.

Kini kujdes me thembrën

Në pjesën e thembrës, prodhuesit e këpucëve zakonisht vendosin një lëndë përforcuese që është arsyeja pse shpesh në këtë pjesë të këmbës formohen disa flluska si pasojë e fërkimit.

Mundohuni të përzgjidhni këpucë lëkure ose kamoshi pasi janë më të buta se materialet sintetike dhe përshtaten më shpejtë me formën e këmbës.

Bëni testin e gishtit të madh

Nëse do t’i blini këpucët e ngushta, është e garantuar se do t’ju vrasin. Nga maja e këpucës në pjesën e brendshme deri tek fundi i gishtit tuaj më të gjatë duhet të ketë një hapësirë të barabartë me gjerësinë e gishtit tuaj të madh të dorës

Kërkoni këpucë ortopedike

Këpucët ortopedike me takë të trashë ose me takë të ulët, pakësuar presionin në këmbët tuaja.

Blini këpucë në fund të ditës

Këmbët tuaj zgjerohen dalëngadalë përgjatë ditës, prandaj mundohuni të dilni për të blerë këpucë gjatë pasdites ose në mbrëmje.

Nëse blinim këpucë në fillim të ditës, mund të përfundojnë duke qenë të ngushta në mbrëmje.

/Telegrafi/

 

 

 

 

Related posts

“Kirili dhe Metodi”, Grubi: Çdo popull ka zhvilluar betejat e tij për ruajten e gjuhës së vet amtare

Gjyla Halili

“Njerëzit po i kthehen tradicionales”, Elbasani gati të mirëpresë Ditën e Verës

admin

Drejtori i byrosë për metrologji Selami mer pjesë në përvjetorin e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtin

admin

Leave a Comment