Shikoni propozimet tona për variantet e ditës dhe të mbrëmjes
Nuk ka kufizime në veshje, çdokush duhet të veshë atë që i pëlqen dhe atë që e konsideron më të përshtatshme për formën e trupit të tij.
Duke qenë se vera ka filluar dhe temperaturat janë dukshëm më të larta, shpëtimi duhet kërkuar në rrobat e gjera e valëvitëse në mënyrë që lëkura të “marrë frymë”.
Hidhini një sy propozimeve tona verore për zonjat e moshës së mesme, të cilat janë të përshtatshme për punë, shëtitje, blerje, drekë, por edhe për versionet e mbrëmjes. Me një fjalë për të gjitha rastet! – transmeton Telegrafi.
1. Komplete valëvitëse
Ato janë jashtëzakonisht të popullarizuara këtë sezon, ndoshta për shkak të rehatisë suaj. Ato vijnë në variante të ndryshme, shumëngjyrëshe me kombinime të ndryshme printesh, por edhe njëngjyrëshe.
2. Funde midi të lehta
Fundet midi përfaqësojnë ende një klasikë të modës, por në këto variantet me saten janë vërtet të parezistueshme. Duke qenë se ngjyrat pastel dominojnë këtë verë, vendosëm për këtë me ngjyrë jargavani.
3. Fustan maksi
Vazhdojmë në tonalitetin jargavan dhe ky fustan maksi i gjerë është shpëtim për vapë të madhe. Shkon perfekt me sandale por edhe me espadrile. Është një zgjidhje e shkëlqyeshme për ato zonja që janë të pavendosura, sepse plotësojnë të gjithë veshjen me të.
4. Këmisha valëvitëse
Këmisha me ngjyra të hareshme dhe printime shumëngjyrëshe janë një freskim i vërtetë. Mund t’i kombinoni me xhinse, pantallona dhe funde, në varësi të asaj që ju shkon më shumë. /Telegrafi/