KOSOVË

Sveçla tha se është kundër planeve shovniniste të Serbisë, reagon Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës, i cili sot ka thënë se “nuk është kundër popullit serb, por kundër planeve shoviniste të Serbisë”.

Lidhur me këtë Petkoviq e ka quajtur Sveçlën si “ekstremist”.

Madje, Petkoviq ka eskaluar edhe më tej, duke e quajtur si “njësite parapolicore“, Policinë e Kosovës në Veri, që sipas tij ”terrorizojnë serbët”.

Ai madje ka thënë se Sveçla ka aktakuza për gjuajtjen me gurë të Policisë së Kosovës, si dhe veturave të EULEX’it./21Media

Banner

Related posts

Një propozim i ri i BE-së si “mundësi për shtensionim”

admin

Gjuriq: Vizita e pesë emisarëve nuk është “Dita D” për Serbinë

admin

Fillon takimi Vuçiq-Escobar në Bruksel

admin

Leave a Comment