KOSOVË

Tragjedi në plazhin e Shqipërisë, mbyten babai dhe 2 djemtë e tij të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë. Babai me iniciale E.H 50 vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det teksa kanë qenë duke notuar. Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Sipas informacioneve paraprake, dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë me 3 viktima. Babai dhe djemtë e tij nga Tirana kishin zgjedhur plazhin e Vilë-Boshtovës për të pushuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Banner

Related posts

Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Veri

admin

Sot proteston SBAShK-u

Gjyla Halili

Ministri grek i Transportit jep dorëheqje pas përplasjes së trenave

admin

Leave a Comment