Presidenti Joe Biden nisi këtë të diel turin e tij në Evropë, ku do të kalojë kohë në tre vende në përpjekje për të bërë më shumë për aleancat që janë testuar nga pushtimi rus i Ukrainës.
Pas mbërritjes në Londër, Biden pritet të takohet me Mbretin Charles III për herë të parë që pas kurorëzimit. Nuk do të mungojë as takimi me kryeministrin Rishi Sunak, ndërsa në fokus të diskutimeve do të mbeten ndryshimi i klimës si dhe financimet për zgjidhjen e problemit.
Më pas është pjesa qendrore e udhëtimit i përket samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, ku udhëheqësit e Aleancës do të debatojnë për luftën dhe do të rishikojnë planet për t’u marrë me agresionin rus.
Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi “do të tregojë lidershipin e presidentit në skenën botërore”.
Lideri amerikan do të kalojë dy ditë në kryeqytetin e Lituanisë, i cili pret samitin vjetor të NATO-s, njëkohësisht do të jetë pjesë e takimeve të rëndësishme.
Ndalesa e fundit është në Helsinki, ku Biden pritet të festojë zgjerimin e aleancës, me Finlandën si anëtarin më të ri të NATO-s.
Vendi nordik në prill u bë anëtari i 31-të i NATO-s, duke i dhënë fund historisë së tij të mos-angazhimit dhe duke demonstruar sesi pushtimi rus i Ukrainës ka rezultuar të kundërt në Evropë.
Por NATO ka luftuar gjithashtu për të kapërcyer ndarjet për çështje të rëndësishme. Finlanda u mirëprit në aleancë këtë vit, por anëtarësimi i Suedisë është penguar nga Turqia dhe Hungaria.
Pritet që një nga temat kryesore të diskutimit në samitin e aleancës veriatlantike është kërkesa e Ukrainës për anëtarësim, për të cilën ende nuk ka asnjë përgjigje.
Top Channel