BOTA

Më shumë se gjysma e refugjatëve ukrainas në BE jetojnë në Gjermani dhe Poloni

Zyra evropiane e statistikave (Eurostat) ka bërë të ditur se më shumë se gjysma e 4 milionë refugjatëve ukrainas të cilëve u është dhënë mbrojtje në Bashkimin Evropian (BE), jetojnë në Gjermani ose Poloni.

“Mbi 4 milionë qytetarë jo të BE-së që u larguan nga Ukraina si pasojë e pushtimit rus më 24 shkurt të vitit 2022 kishin statuse të përkohshme të mbrojtjes në vendet e BE-së”, njoftoi Eurostat, duke iu referuar të dhënave më të fundit të përpiluara më 31 maj.

Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke po strehojnë numrin më të madh të refugjatëve ukrainas.

Gjermania u dha mbrojtje mbi 1,1 milion personave apo 28 për qind e të gjithë refugjatëve ukrainas, Polonia u dha mbrojtje mbi 991 mijë persona, ndërsa Republika Çeke u dha mbrojtje mbi 340 mijë personave.

Krahasuar me muajin prill, numri i ukrainasve të cilëve u është dhënë mbrojtja e përkohshme është rritur me 1,4 për qind apo me 54.300 persona.

Me 46 për qind, gratë 35-65 vjeç përbënin pjesën më të madhe të refugjatëve ukrainas në BE, ndërsa grupi i dytë më i madh ishin fëmijët, që përfaqësonin me 34,6 për qind.


Top Channel

Banner

Related posts

Ukraina merr përgjegjësi për sulmin ndaj urës së Krimesë në tetor

admin

Zjarret në Evros dhe Rodope, zjarrfikësit në luftë me flakët

admin

Numri i të vdekurve në Turqi shkon në 19 mijë

admin

Leave a Comment