KOSOVË

Range Rover-i del nga rruga dhe shpërthen në flakë, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident tragjik i mori jetën natën e shkuar një 22-vjeçari shqiptar në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të së shtunës, përgjatë rrugës Monza-Saronno. Sipas asaj që shkruan Corriere Della Sera, viktima është Arnold Selishta. Ai ishte pasagjer në një Range Rover dhe dyshohet se po bënte gara me makina, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit. Makina përfundoi jashtë rruge duke u rrotulluar disa herë, e më pas shpërtheu në flakë.

22-vjeçari Selishta, i cili jetonte në Limbiate, u nxor nga makina nga shërbimet zjarrfikëse dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monza-s ku vdiq pak kohë më pas.

Sipas hetuesve italianë, shoferi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes dhe rrezikon që të përballet me akuzën e vrasjes në rrugë. Hetuesit po ashtu mësohet se po verifikojë mundësinë që mjeti mund te jetë parakaluar nga një tjetër makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë. Kjo pasi disa dëshmitarë raportohet të kenë thënë se kishin parë dy makina që dukej se po bënin garë me njëra-tjetrën.

Bashkë me shqiptarin udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë të moshës 18 dhe 23 vjeç, të cilët arritën të dilnin në kohë nga mjeti duke shpëtuar. Hetimet për aksidentin tragjik vijojnë

Related posts

Zgjedhjet për Qeverinë e re në Greqi, publikohen exit-pollet e para

admin

Priten pasoja nëse nuk zbatohet Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Kryeministër, çu shkojmë në veri, priju njerëzve

admin

Leave a Comment