BOTA

Festivali i çmendurive në Spanjë, njerëzit vrapojnë së bashku me demat, 6 të plagosur

Njerëz nga e gjithë bota mbushën rrugët e Pamplona në veri të Spanjës për vrapimin e parë me demat gjigantë të festivalit të San Fermin.

Demat me këmbësorët tradicionale vrapuan përkrah pjesëmarrësve të cilët shpesh rrëzoheshin mes kaosit e zhurmës së brohorimave. Gjashtë të rinj u plagosën lehtë njoftuan autoritetet, duke e konsideruar si një ditë “normale festivali”.

Mijëra njerëz mbërrijnë për të parë vrapimin ku demat gjysmë-tonësh nxitojnë përkrah vrapuesve në rrugët e kalldrëmta te qytezës. Vrapimet me demat janë nga festimet kryesore verore në Spanjë, ndërsa festivali i San Fermin është bërë i famshëm  nga romani i 1926.

Festivali i San Fermín është një festë një-javore me rrënjë historike që mbahet çdo vit në Spanjën veriore. Festimet fillojnë në mesditën e 6 korrikut dhe vazhdojnë deri në mesnatën e 14 korrikut.

Festimet nisin me fishekzjarrë dhe në fund këndohet kënga popullore. Përveç vrapimit të demave festivali përfshin shumë evente tradicionale e folklorike.


Top Channel

Banner

Related posts

Rusia dhe Ukraina do të përballen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

admin

Tre vite pas shpërthimit katastrofik të Bejrutit, ende asnjë përgjegjës

admin

Flakët masive në Kaliforni dhe Nevada shkaktojnë “vorbulla zjarri” të rrezikshme

admin

Leave a Comment