BOTA

Emrat + Foto/ Policia angleze u heq nga duart 4,5 milion paund dy shqiptarëve

Dy shqiptarë Florian Daci dhe Edmond Pula, janë arrestuar në Britani, pasi punonin si kopshtarë në një fermë kanabisi me vlerën e 4.5 milionë paundësh në Carlisle.

Mediat britanike bëjnë me dije se se kjo mund të jetë ferma e kanabisit më e madhja e gjetur ndonjëherë në Cumbria.

Kanabisi ishte mbjellë në një ambient që më parë ka funksionuar si klub nate, në një zonë ku kishte edhe shumë të tjera por më të vogla se kjo.

Më 10 maj të këtij viti policia bastisi zonën, rreth orës 14:45.

“Ne kemi parë një përhapje të këtij krimi kohët e fundit në këtë qytet. Ambjente të tilla janë ideale për shkak të ndërtesave të forta, dritareve të larta dhe izolimit të zërit “ tha prokurori Brendan Burke në Carlisle.

Edëard Pula, 28 vjeç dhe Florian Daci, 24 vjeç, jetonin brenda kësaj ndërtese ku kujdeseshin për bimët e kanabisit.

Gjatë kohës së kontrollit, dy shqiptarët së bashku me një burrë, u përpoqën të arratisëshin dhe u hodhën nga çatia tetë metra e lartë, ha ku morën fraktura të shumta.

Pula pësoi lëndime në këmbë dhe u doli nga spitali nën kontrollin e policisë më vonë atë ditë.

Daci qëndroi në spital pasi kishte lëndime të shumta në gjymtyrë ndërsa burri i tretë mbetet i palëvizshëm në spital me fraktura komplekse të shumta në këmbë dhe shpatull dhe aktualisht.

Brenda ndërtesës, oficerët gjetën bimë të korrura prej 450 kg kanabi,s gati për shpërndarje dhe potencialisht me vlerë 4.5 milionë paund.

Kishte gjithashtu pothuajse 800 bimë të vogla që ishin gati për mbjellje, ndërsa kërcelli dhe degët nga kultura kryesore ishin mbajtur dhe mund të kishin prodhuar rrëshirë kanabisi me vlerë pothuajse 60,000 £, dëgjoi gjykata.

“Kishte ndriçim, lëndë ushqyese, filtrim, nxjerrës, tharëse dhe sistem elektrik,” tha zoti Burke.

Florian Daci dhe Edmond Pula, të dy personat kishin hyrë në Britani ilegalisht me kamion me premtimin e punësimit në industrinë e ndërtimit dhe me shpresën për një jetë më të mirë, thanë avokatët e tyre.

Por në vend të kësaj, ata u vunë në punë për të kujdesur fermën e kanabisit duke pasur borxhe të mëdha si rezultat i rrugës në MB.

Pula dhe Daci u dhanë secili prej dy vitesh burg nga regjistruesi Paul Hodgkinson, i cili arriti në përfundimin se kishte qenë një operacion industrial për furnizim komercial.

Të dy të pandehurit pritet të dëbohen pasi të lirohen nga paraburgimi.


Top Channel

Related posts

Hungaria vonon anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Gruaja franceze zbulon se ishte përdhunuar nga 83 meshkuj/ Burri i saj e drogonte dhe i thërriste ata në shtëpi

admin

I lidhur me duart pas shpine, gjendet në ujë trupi i pajetë i një britaniku në Ukrainë

admin

Leave a Comment