AKTUALE

Zhvillimet në vend, Kurti takon shefin e EULEX-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Në njoftimin për media thuhet se u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin EULEX me qëllim të forcimit të sundimin të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për shtet ligjor, demokraci dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.​ /Telegrafi/

Related posts

Kush dhe pse po kalkulon për komunën e Kërçovës? Dehari përgatitet edhe për një mandat

Gjyla Halili

Protesta në Shkup, OVL-UÇK: Deklaratat e Mickoskit nuk tregojnë unitet, por përçarje

Gjyla Halili

Koalicioni VLEN garon me program konkret, ofertë serioze për qytetarët!

Gjyla Halili

Leave a Comment