KOSOVË

Azerbejxhani do të ndërtojë rrjet të gazifikimit në Shqipëri: Së shpejti nisin punimet

Presidenti Bajram Begaj po mban një konferencë për shtyp me presidentin e Azerbajzxhanit, Ilham Aliyev. Ky i fundit tha gjatë fjalës së tij theksoi se një ndër pikat e diskutimit ka qenë projekt piloti për gazifikimin në Shqipëri. Ai shtoi se së shpejti do të nisë edhe investimi për ndërtimin e rrjetit.

“Një pikë tjetër e diskutimit është projekti i gazifikimit të Shqipërisë dhe është përzgjedhur një projekt pilot. Gjithçka po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do të kemi një studim vizibiliteti në lidhje me këtë dhe mendoj se pas kësaj do të fillojmë menjëherë me investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit.

Gjithashtu diskutuam se si të zgjerojmë infrastrukturën tonë nga Shqipëria në vendet e tjera fqinje. Jam i kënaqur që kemi ambasadën tonë në Tiranë, që ishte një vedim i marrë gjatë vizitës time në Shqipëri. Kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar këtë lidhje dhe të gjitha këto marrëveshje janë duke u përmbushur.

Me këtë vizitë të zotit president, ku kemi rënë dakord për takime të rregullta dhe të shikojmë se çfarë është kryer.”, tha ai.

Banner

Related posts

Në veri zbulohet sasi e madhe armatimi

admin

Nëse pajtohet pronari i fabrikës së plastikës në Drenas – Lladrovci: Më kanë telefonuar nga Viva Fresh Store, për të punësuar të gjithë punëtorët e fabrikës së djegur

Gjyla Halili

Kroacia dhe Bosnja goditen sërish nga stuhia

admin

Leave a Comment