Kishte punëtorë në një situatë shfrytëzimi, të paguar keq dhe në kushte të mjerueshme”, – tha ai për radion “La Red”.
Sindikalisti vazhdoi: “Në fillim na tërhoqi vëmendjen pamundësia për të hyrë në fusha, ishte shumë e vështirë, pastaj ajo që pamë ishte skandaloze.
Shtatë punëtorë jetonin në banesa të pasigurta, me ditë pune më të gjata se tetë orët e përcaktuara.
Nuk paguheshin jashtë orarit, nuk ishin punësuar, nuk kishin rroba të përshtatshme pune dhe disa kishin aftësi të kufizuara”.
Pak orë pas këtyre akuzave, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, Batistuta iu përgjigj fjalëve të sindikalistit, duke shpërndarë imazhe të fushës së tij “El Bati”, që mbulon 126.000 hektarë në “Reconquista”, në provincën e Santa Fe: “Këto janë 35 shtëpitë për sistemimin e stafit tonë rural dhe familjeve të tyre.
Ne ndërtojmë një shtëpi në vit. Kemi investuar në shkollë, rrugë, energji elektrike dhe panele diellore. Punëtorët tanë janë të punësuar sipas ligjit të LMD dhe statutit të punëtorëve ruralë”.
Më pas, Batistuta nënvizoi se fotot që ka shpërndarë janë “të ditëve të sotme”, për të përfunduar më pas:
“Ne respektojmë marrëveshjet sindikale, kemi një mjek pune dhe një të diplomuar për higjienë dhe siguri në punë, në mënyrë të përhershme, për të verifikuar kushtet e të gjithëve”.
/BotaSot/