KOSOVË

Rama mund t’i ndihmojë më shumë Kosovës

Banner

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ai mund t’i ndihmojë më shumë Kosovës seç po bën tani.

Konjufca para mediave arsyetoi veprimin e kryeministrit Albin Kurti për mos pritjen në takim të Ramës, pasi tha se Qeveria e Kosovës ka qenë e lënduar me anulimin e njëanshëm të mbledhjes së dy qeverive.

Megjithatë e la të hapur mundësinë që të ardhmen Kurti të takohet me Ramën.

Ai foli edhe për propozimin e Ramës për Asociacionin, ku tha se elemente të tij i japin autonomi serbëve në Kosovës, kjo sipas tij është e dëmshme për vendin.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar të flasë për gazetarët pas takimeve që ka mbajtur në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ai ka thënë se nuk do të flasë pasi nuk e ka “homologun” aty.

Banner

Related posts

Kaloi ilegalisht kufirin, policia e Kosovës ndalon Aleksandër Jabllanoviçin

admin

Po tentonin të fusnin para të falsifikuara nga Maqedonia, arrestohen dy persona në Kosovë

admin

Vazhdojnë protestat e serbëve në veri të Kosovës/ BE-ja rrit presionin diplomatik mbi Kosovën

admin

Leave a Comment