AKTUALE

Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë nuk do të japin leje për hapjen e minierës në Illovicë pa konsultim paraprak dhe aprovim nga popullata lokale

Lidhur me Vendimin për bashkimin e koncesionit për eksploatimin e lëndëve të para minerale – xeheve të bakrit dhe arit në lokalitetin “Illovica”, Komuna e Bosillovës me koncesionin për eksploatimin e lëndëve të para minerale – bakrit dhe arit në lokalitetin “Illovica”, Komuna e Bosilovës dhe Komuna e Novo Sellës, që i janë ndarë Shoqërië për prodhim, qarkullim dhe shërbime EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup, të miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 27 qershor të vitit 2023, Ju informojmë se baza për miratimi e këtij vendimi është Aktgjykimi i Gjykatës Administrative më 30.03. të vitit 2023, me të cilin pranohet kërkesë paditëse e paditësit EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup dhe Vendimi i kontestuar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerje të njëanshme të Marrëveshjes së koncesionit për eksploatimin e lëndëve të para -xehe të bakrit dhe arit në lokalitetin “fsh. Illovica” , Komuna e Bosillovës, i miratuar më 16.12. të vitit 2019, i njëjti anulohet dhe lënda rikthehet te të paditurit – Qeveria e RMV-së dhe Ministria e Ekonomisë për rishqyrtim dhe vendimmarrje.
Me Aktgjykimin, si palë e paditur, Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë janë të detyruara të veprojnë dhe të zbatojnë të kuptuarit juridik dhe vërejtjet e dhëna nga Gjykata Administrative.
Kundër këtij vendimi nuk u lejua ankesa, e në përputhje me Ligjin për kontestet administrative.
Me fjalë të tjera, në arsyetimin e Aktgjykimit, Gjykata Administrative konsideron se bashkimi i koncesioneve është një çështje e veçantë juridike, respektivisht procedurë e veçantë për të cilën organi kompetent të cilit i është dorëzuar Kërkesa-Ministria e Ekonomisë, në përputhje me rregullat e procedurës administrative, është i detyruar të veprojë dhe të miratojë akt përkatës administrativ.
Duke vepruar sipas udhëzimeve të aktgjykimit në fjalë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Vendimin për bashkimin e dy koncesioneve për eksploatim, që i janë dhënë EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup.
Duam të informojmë se me miratimin e këtij propozim vendimi, Qeveria ka zbatuar vendimet e miratuara të Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative dhe ka zbatuar nenin 61 të Ligjit për lëndët e para minerale, respektivisht, koncesionet e dhëna tashmë janë bashkuar në një tërësi.
Rrjedhimisht, situata aktuale nuk ndryshon, por koordinatat e koncesioneve të dhëna janë ndryshuar në mënyrë që ato të përfaqësojnë një të tërë.

Ju njoftojmë se kjo është një procedurë administrative që vetëm teknikisht bashkon hapësirën e koncesioneve të dhëna tashmë.
Theksojmë se nuk i ndahen të drejta të reja Koncesionarit dhe me këtë nuk i jepet e drejta për të bërë eksploatimin , domethënë, respektivisht që të mund të ushtrojë eksploatimin, është e nevojshme të marrë leje për eksploatim në përputhje me Ligjin për lëndët e para minerale.
Sa i përket procedurës për marrjen e lejes për eksploatim, koncesionari EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup ka dorëzuar kërkesë për leje për eksploatim për dy koncesionet (tani të bashkuara), por ato ende nuk janë të kompletuara, respektivisht ende duhet të dorëzojnë dokumentacion teknik dhe leje të lëshuara nga institucionet tjera kompetente para të cilave tashmë janë filluar procedurat.
Edhe një herë theksojmë se Qeveria e RMV-së, ka vesh dhe mirëkuptim për shqetësimin e banorëve të lokalitetit në fjalë. QRMV-ja dhe Ministria e Ekonomisë nuk do të lëshojnë leje për eksploatim për hapjen e një miniere, pa përmbushur standardet më të larta botërore dhe praktikat e mira për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve.
Leja për eksploatim nuk do të lëshohet edhe pa konsultime dhe dëgjimion paraprak të qëndrimeve të popullatës lokale, që është edhe procedurë e rregullt ligjore gjatë lëshimit të aktvendimit për aprovimin e gjykatësisht për mbrojtjen e mjedisit jetësor, pa të cilin leja nuk mund të lëshohet.
Dhe kjo ka të bëjë jo vetëm me lejen për eksploatim në Illovicë, por edhe për hapjen e çdo kapaciteti tjetër minerar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e RMV-së, si dhe të gjitha institucionet që funksionojnë nën juridiksionin e saj, i marrin vendimet vetëm në përputhje me ligjin, rregullativat pozitive juridike, e në këtë rast edhe në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Administrative. Qeveria dhe anëtarët e saj, gjatë marrjes së këtij vendimi, udhëhiqeshin ekskluzivisht nga parimi i respektimit dhe trajtimit të vendimeve të plotfuqishme gjyqësore dhe ruajtjes së sigurisë juridike, e cila nga ana tjetër, paraqet njërin nga bazat themelore për klimë të favorshme afariste për të gjithë investitorët, vendorë dhe të huaj.
Mosveprimi eventual në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Administrative do të kishte nënkuptuar mosrespektimin e gjykatës dhe do të na kishte ekspozuar ndaj procedurave eventuale të reja gjyqësore me implikime serioze ndaj buxhetit dhe procedurave të mundshme të arbitrazhit para gjykatave ndërkombëtare.
Por, nëse një person, organizatë ose shoqatë posedon dëshmi ose indikacione për një konflikt të mundshëm interesi ose shkelje të normave ligjore, ne i inkurajojmë ata t’i paraqesin ato para organeve kompetente që më pas do të mund t’i verifikonin plotësisht dhe të përcaktojnë parregullsieventuale, nëse ato ekzistojnë.

Related posts

Osmani: Mos i nënçmoni shqiptarët!

Gjyla Halili

“Charlie Hebdo” nuk kursen tërmetin në Turqi, publikon karikaturën me shkrimin “tallës”: Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke….

admin

Tetovari që masakroi nënën me sëpatë është në liri, ka ikur nga spitali psikiatrik

admin

Leave a Comment