AKTUALE

Grubi priti Ramën në Aeroportin e Shkupit, vëllazërisht në rrugën drejt BE

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqëedonisë së Veriut, Artan Grubi, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka pritur dhe i ka dëshiruar mirëseardhje kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Grupi ka shkruar: “Për të vazhduar vëllazërisht hapin tonë drejt horizontit të zhvillimit dhe integrimit europian, me kënaqësinë më të madhe mirëprita sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Shkup do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, si dhe me liderët e partive politike shqiptare.

Pas përfundimit të vizitës në Shkup, Rama do të udhëtojë drejt Kosovës ku do të takojë Presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, si dhe përfaqësues të tjerë politikë.

Pas vizitës në Maqedoni e Kosovë, në agjendën e turneut ballkanik të Ramës janë edhe vizitat në Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë.

Banner

Related posts

Ministri Bekteshi takoi përfaqësuesit e NDI-së: Përmes аnketimit qytetarët do të përcaktojnë se si do të krijohen masat e radhës

admin

Lladrovci në takim me znj. Uribe, mike e Kosovës: Amerika jo vetëm për neve, por edhe për tërë globin është gardian i lirisë

admin

Kurti tregon se çfarë përfitojnë familjet që investojnë në energji efiçiente

admin

Leave a Comment