KOSOVË

Në takimin mes Osmanit e Ramës po merr pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve, Jefrrey Hovenier

Në takimin mes Osmanit e Ramës po merr pjesë edhe ambasadori Hovenier

Në takimin e Osmanit me Ramën po merr pjesë edhe ambasadori amerikan, Jefrrey Hovenier, mëson RTV21.

Nuk dihen arsyet e pjesëmarrjes edhe të ambasadorit Hovenier. Një gjë e tillë nuk është paralajmëruar në agjendë.

Megjithatë, nuk ndodh shpesh që ambasadori amerikan të marrë pjesë në takime mes liderëve.

Osmani në takim me Ramën

Presidentja Vjosa Osmani ka filluar takimin në presidencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Vizita e Ramës në Kosovë është në radhën e turit të Ramës në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Rama do të takohet edhe me kryekuvendarin Glauk Konjufca.

Ndërkohë, takimi mes Ramës dhe kryeministrit Albin Kurti ende nuk është konfirmuar, pasi ky i fundit ka thënë se nuk do të takohet me Ramën pa u bërë mbledhja e dy qeverive. /21Media

Banner

Related posts

Serbia rrezikon liberalizimin e vizave

admin

Tërmet i fuqishëm në Greqi

admin

Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

admin

Leave a Comment