BOTA

Makina përplaset me shkollën fillore në Londër, nëntë të plagosur

Një makinë Land Rover është përplasur me një shkollë fillore në në Wimbledon, në jugperëndim të Londrës.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur në një shkollë vajzash në Camp Road dhe janë plagosur shtatë fëmijë dhe dy të rritur. Zona është rrethuar dhe në vendngjarje kanë shkuar policia, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Policia shkroi në Twitter: Një makinë është përplasur në një ndërtesë shkollë. Disa persona po marrin ndihmën e parë në vendngjarje.

“Është padyshim jashtëzakonisht e dhimbshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese. Sapo fola me policinë lokale, ata janë të pranishëm, po ashtu edhe mjekët. Ka disa të plagosur, por nuk dihet sa janë. E njoh mirë atë zonë dhe është një rrugë mjaft e ngarkuar”, tha deputeti konservator i Ëimbledon, Stephen Hammond.


Top Channel

Banner

Related posts

Autoritetet belge ndalojnë një tjetër eurodeputet për korrupsion

admin

Alarmi për bombë në Paris, autoritetet: Ishte i rremë, njerëzit mund të vizitojnë kullën Eiffel

admin

Konsullata e Kosovës në Nju Jork, shënoi 16- Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Gjyla Halili

Leave a Comment