BOTA

Video/ Zbuloi se bileta që kishte paguar nuk ekziston, gruaja e tërbuar shkatërron sportelin e aeroportit

Një grua ka humbur durimin e saj në aeroportin ndërkombëtar të qytetit të Meksikos, kur zbuloi se bileta që ajo kishte paguar, nuk ekzistonte.

Ajo u tërbua kur punonjësi i sportelit i tha asaj se paratë për biletën që ajo kishte paguar, nuk po shfaqeshin në sistemin e linjës ajrore Volaris.

Në një video të publikuar ajo shihet duke qëndruar tek peshorja e bagazhit dhe e tërbuar fillon të hedhë ekranin e kompjuterit në dysheme. Gruaja vazhdoi të shkatëronte çfarë i dilte përpara ndërkohë që pasagjerët e tjerë po e shikonin të habitur.

Më pas ajo shkon në një banak të dytë ku merr një monitor dhe një tastierë dhe i hedh në dysheme. Një person mund të shihet duke qëndruar pranë banakut duke pritur që Guadalupe të përfundojë shpërthimin e saj, përpara se ta largojë.

Policia arrestoi Guadalupe që tentoi të largohej nga aeroporti. Në raportin e policisë thuhej se ajo dëmtoi një sportel të linjës ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Mexico City.

Gruaja e tërbuar shkatërroi katër kompjuterë dhe katër skanerë. Linja ajrore me kosto të ulët ngriti një padi kundër Guadalupe, duke e akuzuar atë për shkatërrimin e pajisjeve, si dhe për prishjen e qetësisë.


Top Channel

Related posts

Australia po përgatitet për zjarre të rënda, ndërsa Sydney po zhytet në temperatura rekord

admin

Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Gjyla Halili

Video/ Momentet kur rrufeja godet avionin e linjave American Eagle pak pas uljes mes stuhisë në Arkansas (fotot)

admin

Leave a Comment