AKTUALE

Maqedonia e Veriut e 112-ta sipas indeksit të brishtësisë

Maqedonia e Veriut është në pozitën e 112-të nga 179 vende të ranguara sipas indeksit të brishtësisë për vitin 2023 të Fondit për paqe, i cili e vlerëson cenueshmërinë e shteteve nga një konflikt apo kolaps. Indeksi bazohet në dymbëdhjetë tregues: aparati i sigurisë, elemente fraksionare, ankesa në grup, ulja e ekonomisë dhe varfëria, zhvillim i pabarabartë, ikja e trurit, legjitimiteti shtetëror, shërbime publike, të drejta të njeriut, sundimi i së drejtës, presione demografike, refugjatë dhe migrim, intervenim i jashtëm.

Më të paqëndrueshme janë vendet të cilat janë të ranguara të parat, ndërsa më stabile ato që janë në fund të listës.

Fondi i paqes, si më të brishta dhe më të paqëndrueshme se Maqedonia e Veriut në rajon i vlerëson Bosnjë e Hercegovinën e cila është në pozitën e 77-të dhe Serbinë në të 92-ën. Mali i Zi ndodhet në pozitën e 119-të, Shqipëria në pozitën 121, Greqia në të 123-ën, Bullgaria në pozitën 131, Kroacia në pozitën 136, ndërsa më e qëndrueshme është Sllovenia në pozitën e 163-të.

Ukraina në të cilën zhvillohet lufta është në pozitën e 18-të, Rusia në të 53-ën ndërsa SHBA-ja në pozitën e 141. 

Më të qëndrueshme janë vendet nordike – Norvegjia, Islanda dhe Finlanda, pason Zelanda e Re dhe Zvicra.

Shtete më të paqëndrueshme dhe më të rrezikshme janë Somalia, Jemeni, Sudani Jugor, RD Kongo dhe Siria, tregon raporti i organizatës joqevritare dhe jofitimprurëse amerikane Fondi i paqes.

Related posts

Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

Gjyla Halili

Prokuroria i bën thirrje politikanëve të mos e keqpërdorin “Feniksin”, japin detaje nga hetimi i rastit!

admin

Rina Ajdari: Kuvendi i RMV-së ka 51 gra deputete!

Gjyla Halili

Leave a Comment