KOSOVË

Nis debati në Parlamentin grek për votëbesimin ndaj Qeverisë

Me fjalim të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis, sot pasdite në Parlamentin e Greqisë fillon debati treditor për votëbesimin ndaj Qeverisë.

Në tre ditët në vijim kryeministri dhe ministrat e Qeverisë do të prezantojnë programin e tyre dhe pritet që liderët e partive të tjera politike, por edhe deputetët të mbajnë fjalimet e tyre.

Zëdhënësi i Qeverisë Pavlos Marinakis tha në një konferencë shtypi të hënën se Micotakis në fjalim “do të përshkruajë prioritetet kryesore të Qeverisë për edhe më shumë reforma dhe ndryshime”, për një Greqi më të fortë për të gjithë qytetarët”.

Prezantimi i programit të Qeverisë do të përfundojë të shtunën në mbrëmje me votëbesimin e Qeverisë.

Votimit do t’i paraprijë një fjalim i Micotakis, si dhe i liderëve të partive.

Dhjetë ditë më parë në zgjedhjet parlamentare, Demokracia e Re fitoi me 40.56 për qind të votave dhe mori 158 deputetë, duke siguruar kështu shumicën e nevojshme parlamentare prej të paktën 151 deputetësh për formimin e Qeverisë.

Banner

Related posts

41 turistë polakë të helmuar në Vlorë, udhëtuan sot me anije

admin

Tragjedia në lumin Lepenc, krerët e partive politike në Kosovë ngushëlluan familjet Pacolli dhe Visoka

admin

Kurti diskuton me Lajçakun për uljen e tensioneve

admin

Leave a Comment