AKTUALE

Çitaku: Presidente pse po heshtni?

Banner

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtjen e saj “karshi situatave të nëpër të cilën po kalon Kosova”.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur presidenten Osmani, se cili është qëndrimi i saj për situatën në të cilën është vendi.

“Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”, ka shkruar Çitaku, transmeton Telegrafi.

Më tej ajo ka pyetur “Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?”

Ajo ka thënë se “qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza”.

“Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën… E tash? Pse po heshtni?”

Çitaku ka thënë se “nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook”. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Gjermania do të investojë një bilion euro – por si dhe ku?

Gjyla Halili

“Në pamundësi të dënojë VOJOVDAT, Adnan Azizi shpif kundër BDI-së

Gjyla Halili

Shtrenjtimi i rrymës, Bekteshi: S’do të ketë rritje të çmimit

admin

Leave a Comment