AKTUALE

Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin: LDK-ja nuk do të rrijë duarkryq

Në një deklarim për media, Abdixhiku ka thënë se gjendja në vend është e rëndë dhe e zymtë, ndërsa ka shtuar se LDK-ja nuk mund të qëndrojë duar kryq, prandaj edhe kërkon mobilizim për të gjetur rrugën e drejt të Kosovës.

Sipas tij, vendi nuk mund të jetë peng i një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kreu i LDK-së ka paralajmëruar se do të ketë takim edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Gjendja është e rëndë e zymtë, LDK nuk mund të qëndrojë duarkryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë takime edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten”, ka deklaruar Abdixhiku.

I pyetur rreth idesë për Ballkanin e Hapur, ai ka thënë se është mirë që kjo iniciativë tashmë ka marrë fund.

“LDK ka pasur qëndrim të qartë sa i përket Ballkanit të Hapur, ka qenë projekt politik dhe duplifikim i Procesit të Berlinit”, është shprehur tutje ai.

Ndërsa sa i përket vizitës që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se do ta bëjë në Prishtinë, i pari i LDK-së ka thënë se natyrisht që Rama dhe çdo kryeministër i Shqipërisë është i mirëseardhur në Kosovë. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Qarkullimi në rrugë zhvillohet pa probleme

Gjyla Halili

Gir: Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe me vendosmëri më të madhe të lëviz drejt rrugës eurointegruese

Gjyla Halili

“Nuk ka vepër penale në veprimet për të cilat akuzohet Grubi”

Gjyla Halili

Leave a Comment