BOTA

Gazetarja dhe avokati i njohur rus kërcënohen dhe dhunohen brutalisht në Çeçeni! Pamjet e rënda bëjnë xhiron e rrjetit

Njerëz të maskuar të armatosur sulmuan dhe plagosën rëndë një gazetare të njohur ruse dhe një avokate në rajonin rus të Çeçenisë të martën në mëngjes pasi detyruan makinën e tyre të ndalonte.

Mediet e huaja bëjnë me dije se gazetarja e Novaya Gazeta, Yelena Milashina dhe punëdhënësi i saj nga grupet e të drejtave Alexander Nemov, u rrahën barbarisht në Çeçeni nga persona të maskuar, teksa po udhëtonin për në kryeqytetin çeçen Grozny nga aeroporti lokal.

Milashina dhe Nemov, të cilët kishin planifikuar të merrnin pjesë në një seancë gjyqësore për rastin e një gruaje që besonin se po persekutohej padrejtësisht për arsye politike. Ata u transferuan menjëherë në një spital në Moskë dhe po marrin trajtim të mëtejshëm.

Ishte një rrëmbim klasik… Ata e mbërthyen shoferin tone dhe e hodhën nga makina, pastaj u futën brenda, ulëm kokën, më lidhën duart, më gjunjëzuan atje dhe më vunë një armë në kokë”- i tha Milashina Mansur Soltayev, një zyrtar çeçen për të drejtat e njeriut, teksa shtrihej në spital në Grozny përpara se të transferohej.

Mjekët thanë se zonja Milashina kishte gishta të thyer, kokën e rruar dhe më pas të lyer me bojë blu. Këmba e zotit Nemov u godit me thikë gjatë sulmit. Pasi “u goditën brutalisht, duke përfshirë edhe në fytyrë, si dhe u kërcënuan me vdekje, agresorët kërcënuan dyshen me armë në kokë, si dhe iu thyen pajisjet”- raporton Memorial, një grup i të drejtave në Rusi.

Sipas Memorial, “gjatë rrahjes, atyre u thanë: “Ju jeni paralajmëruar. Dilni nga këtu dhe mos shkruani asgjë.””

Milashina aktualisht punon për gazetën Novaya Gazeta, e cila humbi licencën për media në Rusi vitin e kaluar. Sulmuesit, të cilët ende nuk janë identifikuar, thuhet se e kanë kryer aktin brutal për të penguar zonjën Milashina të kryejë raportimin.


Top Channel

Related posts

Netanyahu i gatshëm të ndihmojë në arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë

admin

Evropa “përvëlohet”, në Afrikë të Jugut bie dëborë pas një dekade

admin

Europa, sot vala e re e të nxehtit: Në SHBA fillojnë zjarret!

admin

Leave a Comment