KOSOVË

“Faleminderit nga zemra kryeministri Rama dhe populli i Shqipërisë”, Bill Clinton reagon pas vizitës në Tiranë

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton  ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Twitter” për vizitën dy ditore në Tiranë.

Clinton falënderon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe popullin e Shqipërisë që i dhuruan një mbrëmje që nuk do ta harrojë kurrë.

Ish-presidenti po ashtu shkruan se ka qenë nder për të që të punojë me Shqipërinë për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë mes vendeve dhe për për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.

Faleminderit nga zemra Kryeministrit @ediramaal dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë“, shkruan Clinton.

Clinton mbërriti në Rinas ditën e djeshme rreth orës 15:30 me një avion Charter, aty ku e priste kryeministri Edi Rama.

Më pas Ish-presidenti dhe Rama zhvilluan një takim të ngushtë, për të shkuar më pas në godinën e kryeministrisë për një mbledhje rreth 20 minuta, para se të dilte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për nisjen e ceremonisë festive.

Në ceremoni ishin të pranishëm figura  të njohura dhe qytetarë të thjeshtë të vendit. Në fund ish-presidenti Clinton u dekorua me “Yllin e Mirënjohjes Publike” nga kryeministri Rama.

Vizita e tij mbaroi paraditen e sotme, ku ishte po kryeministri Rama ai që e përcolli në Rinas.

Related posts

S’do të ketë Republika Sërpska në veri të Kosovës, siguron Kurti

admin

Erdogani rikthehet në fushatë pas sëmundjes

admin

Një muaj paraburgim të dyshuarit për kanosje me vrasje Kurtin

admin

Leave a Comment