SHQIPËRI

Bill Clinton reagon pas vizitës në Shqipëri: Faleminderit, s’do ta harroj kurrë

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka reaguar pas vizitës në Shqipëri ditën e djeshme, ku u prit me një ceromi zyrtare dhe u dekorua nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Në një postim që ka bërë pak më parë në rrjetet sociale, ai ka falenderuar Ramën dhe popullin shqiptar për mbrëmjen duke thënë se nuk do të harroj kurrë.

Më tej ai theksoi se ka qenë nderi i tij të punojë për Shqipërinë.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe populli i Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan ai.

Banner

Related posts

Rama: Serbia nuk ka fuqi që t’i prek asnjë fije floku Kosovës

admin

Rezultatet preliminare në Mal të Zi: Shqiptarët me dy deputetë në parlament

admin

Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK, Gëzim Xhafa zgjidhet kryetari i ri i bashkisë Bulqizë

admin

Leave a Comment