AKTUALE

Prokuroria i bën thirrje politikanëve të mos e keqpërdorin “Feniksin”, japin detaje nga hetimi i rastit!

Prokuroria Publike Themelore nëpërmjet një kumtese për media ka ftuar “partitë politike që të ndalojnë të keqpërdorin për qëllime politike procedurën hetuese të lëndës “Feniks”, si dhe çdo veprim tjetër në Prokurori”, transmeton TV21.

Procedura hetuese që ka të bëjë me keqpërdorimet gjatë ndërtimit të përmendoreve të “Shkupi 2014”, është në fazë të mbledhjes së dëshmive dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë të pavarur dhe pa u përzier palë të tjera, thonë më tej nga Prokuroria duke ua kujtuar politikanëve deklaratën e fundit të Stejt Departamentit të SHBA-ve.

I kujtojmë të gjithë aktorët politikë në porosinë që në këtë kontekst, ditë më parë e dërgoi Stejt Departamenti – “liderët në Maqedoninë e Veriut duhet të tregojnë rezultate të fuqishme në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet fuqizimit të pavarësisë institucionale dhe kufizimit të përzierjes së politikës, veçanërisht në gjyqësor, që është e rëndësisë jetike për plotësimin e qëllimeve për anëtarësim në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në pushtet”. Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsonit dhe prokurori publik që veprojnë ndaj rastit, ndërmarrin aktivitete për sigurimin e dëshmive, duke u udhëhequr nga parimi i barazisë dhe mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë”, thuhet më tej në reagimin e PPTH-së.

Nga PPTH-ja komentojnë edhe periudhën kohore të hapjes së rastit.

“Sa u takon komenteve në publik dhe spekulimeve ku fokusi vendoset në kornizën kohore për ndërmarrjen e aktiviteteve në këtë lëndë, konsiderojmë se është e patjetërsueshme të potencohen data të caktuara që e ndjekin veprimin ndaj lëndës, me çka publiku do të mund të vlerësojë se lënda “Feniks” udhëhiqet në përputhje me ligjin dhe dëshmitë.
Dëshmia që ishte e domosdoshme për këtë procedurë penale – ekspertiza materiale – financiare, që me urdhër të prokurorit të lëndës e përgatiti eksperti gjyqësor, është pranuar më datë 01.06.2023. Deri te prokurori publik lënda është dorëzuar më datë 05.06.2023. Pas shqyrtimit të tij, në korrelacion me dëshmitë e siguruara paraprakisht, më datë 12.06.2023, prokurori publik deri te MPB ka dorëzuar urdhër për përgatitje të të gjitha masave të nevojshme për realizimn e lëndës penale”, qëndron në njoftimin e Prokurorisë.

Pas kësaj bëjnë të ditur se më datë 29.06.2023, prokurori publik është njoftuar nëpërmjet celularit se njëri nga personat e dyshuar është ndaluar në kufi, gjatë përpjekjes për ta lëshuar shtetin.

“Për këtë ishte e domosdoshme që të ndërmerren aktivitetete të përshpejtuara”, thanë më tej nga PPTH-ja.

Ata dënojnë edhe çdo diskreditim të prokurorit, pasi siç thonë “ai maksimalisht është duke punuar në lëndën për të zbardhur të njëjtën sa më shpejtë”.

Related posts

Për 34,4 për qind më pak leje ndërtimi gjatë muajit janar

Gjyla Halili

46 raste të reja me kollën e keqe

Gjyla Halili

Jo zbarkim i Policisë në veri pa lejen e KFOR-it”, konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë

admin

Leave a Comment