KOSOVË

Ngritet flamuri i ShBA-së në një xhami në Prishtinë, Maliqi: Do ta bëjmë traditë

Në xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë është ngritur flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, për nder të 247-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Imami i kësaj xhamie, Labinot Maliqi tha se këtë synojnë ta shndërrojnë në traditë.

Ai theksoi se ShBA meriton mirënjohje dhe respekt për të gjithë mbështetjen që kanë bërë për popullin shqiptar.

“Ne simbolikisht në shenjë respekti, mirënjohje e falënderimi për çdo gjë që shtetet e bashkuara të Amerikë që kanë bërë për ne e po vazhdojnë të bëjnë edhe sot, vendosëm flamurin e Amerikës në xhaminë tonë i cili do të qëndrojë 24 orë. përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-ve në arritjet tona formuese. Shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohet sot popullit të shteteve të bashkuara të Amerikës të cilët kujtojnë këtë datë historike të rëndësishme. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti e bekoftë Kosovën dhe shtetin shqiptar”, tha Maliqi.

Ai tregoi  se një prakitkë të tillë synojnë ta bëjnë praktikë të përvitshme.

“Çdo 4 korrik do ta vendosim flamurin e këtij vendi mik, partner dhe aleat i pazëvendësueshëm për Kosovën”, u shpreh Maliqi.

Vendosja e flamurit të SHBA-ve në xhaminë në Prishtinë ka ndodhur për herë të parë dhe mendohet të bëhet tradicionale çdo 4 korrik të Pavarësisë së Amerikës./kp

Related posts

Eksplodim në Mitrovicë, dëmtohen tri objekte

admin

Kurti ka hyrë në qorrsokak, duhet të tërhiqet një orë e më parë

admin

Mali i Zi heq dorë nga marrëveshja që e shpëtoi nga borxhi kinez

admin

Leave a Comment